E mërkurë, 23 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Prona, apartamente, troje e biznese, Prokuroria e Vlorës sekuestron 4 milionë euro pasuri, pronari nën hetim për dy vepra penale

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë 4 milionë euro të shtetasit P.C. nën hetim për dy vepra penale.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan pasuritë e shtetasit P.C. dhe të familjarëve të tij nën hetim për dy vepra penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.

Hetimet e zhvilluara mbi procedimin penal nr.25 të vitit 2023 çuan në sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të këtij shtetasi prona, ndërtesa, biznese dhe truall, të cilat shkojnë në vlerën rreth 4 milionë euro.

Më konkretisht, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan pasuritë e mëposhtme:

Reklamë

– Pasuri e llojit ‘Truall’, me sipërfaqe 1600 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit P.C.;

– Pasuria e llojit ‘Bodrum’, me sipërfaqe 841.75 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 112.82 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 36.14 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sipërfaqe 59.5 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 47.27 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 97.42 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Apartament’, me sipërfaqe 72.36 m2, me adresë në Vlorë në emër të shoqërisë ‘F’ shpk;

– Pasuria e llojit ‘Apartament’, me sipërfaqe 89.90 m2, me adresë në Vlorë në emër të shoqërisë ‘F’ shpk;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 324.17 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 318.16 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.; dhe

– Pasuria e llojit ‘Ndërtesë’, me sipërfaqe 115 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë