E hënë, 28 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

KFOR: FSK, jo pa leje në veri! Reagimi vjen pas hyrjes së mjeteve ushtarake në Mitrovicën e Veriut

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë,  tha se mirëpret respektimin nga autoritetet të marrëveshjes sa i përket dislokimit të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë në veri të vendit.

Ky qëndrim i KFOR-it vjen pasi të enjten, për disa minuta, disa makina të FSK-së kishin qëndruar në Mitrovicë të Veriut.

“KFOR-i mirëpret respektimin e vazhdueshëm nga FSK-ja të marrëveshjes për të mos dislokuar personel të FSK-së në veri të Kosovës, pa njoftim paraprak dhe pa miratimin e komandantit të KFOR-it. Ky qëndrim u rikthesua gjatë bisedës telefonike mes komandantit të KFOR-it dhe komandantit të FSK-së të zhvilluar më 16 tetor. Komandanti i FSK-së theksoi se njësiti i FSK-së gabimisht kishte devijuar përkohësisht nga itinerari i tij”.

Por  FSK-ja sqaroi se pjesëtarë të saj me disa automjete u futën gabimisht në veri të vendit, pasi kishin ngatërruar drejtimin e lëvizjes.

Kjo ngjarje nxiti reagimin e zyrtarëve serbë, të cilët e cilësuan si shkelje të marrëveshjes, ndërsa Lista Serbe deklaroi se kjo ngjarje ka rritur tensionet.

Dislokimi i FSK-së në veri të vendit është i mundur vetëm me pëlqimin paraprak të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh