E mërkurë, 23 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

A ka paqe në Lindjen e Mesme? Përgjigjet eksperti i gjeopolitikës, zbulon përfitimin e Donald Trump nga marrëveshja

Pedagogu dhe eksperti i gjeopolitikës, Geron Kamberi, u shpreh se në Lindjen e Mesme nuk mund të flitet për paqe të vërtetë, por vetëm për një armëpushim të përkohshëm.

I ftuar në studion e emisionit Quo Vadis në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt, Kamberi e përshkroi situatën aktuale si një “déjà vu” historike, që po përsëritet në një formë të re.

Ai theksoi se përfshirja e presidentit amerikan Donald Trump në përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit lidhet me rëndësinë strategjike të Lindjes së Mesme, një rajon ku përplasen interesa të shumta, si nga fuqitë rajonale, ashtu edhe nga ato gjeopolitike globale.

“ Netanyahu ka rreth 25 vite në Izrael. Ka pasur një qëndrim koherent sa i përket zgjidhjes së Izraelit dhe Palestinës. A do të ketë paqe apo jo? Në gjykimin tim duket pak e vështirë. Ajo që po shijojnë palët tani është një armëpushim dhe po ndjekin hapat. Një element tjetër i rëndësishëm është që ka një rikthim tek një formulë që të funksionojë.

Reklamë

Lindja e Mesme ka shumë histori. Ajo që shohim ne sot është një déjà vu, është një rishikim i historisë në një formë tjetër. Ka një përpjekje për të zgjeruar koncertin që është në Lindjen e Mesme. Trump është presidenti i katërt që shqetësohet për zgjidhjen e konfliktit. Cila është arsyeja që presidenti i shtetit më të fuqishëm në botë investohet dhe del si garant? Vetë rajoni, por edhe aspekti gjeopolitik, aty përplasen interesa të shumta të shumë fuqive historike dhe aktuale. Dhe ka shumë rëndësi që ai rajon të ketë një paqe të qëndrueshme”, u shpreh Kamberi.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë