E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Diella me faqe zyrtare në Facebook, ministrja virtuale “flet” me qytetarët: Mos kini merak, puna ime për ju nuk do të ndalojë

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka bërë me dije mëngjesin e sotëm se Diella, ministrja e sapoemëruar e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, ka tashmë faqen e saj zyrtare në Facebook.

Shefi i qeverisë, ka publikuar videon e Diellës duke u prezantuar, por edhe linkun e faqes zyrtare të Facebook.

Në video Diella thotë: ‘Përshëndetje unë jam Diella. Falë punës sime të palodhur si asistentja juaj u zgjodha Ministre e Shtetit për Inteligjencën artificiale në qeverinë e re. Misioni im tani është të lehtësoj çdo ditë e më shumë punën e Qeverisë. Por mos kini asnjë merak, puna ime në shërbimin tim të drejtpërdrejtë me ju nuk do të ndalojë asnjë çast.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë