E mërkurë, 23 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Rubin dëshmon në gjyqin e Thaçit, ish-ndihmës sekretari amerikan: Kam shumë për të thënë

Ish-ndihmësekretari amerikan i Shtetit, James Rubin do të jetë i pranishëm si dëshmitar në seancat gjyqësore në Dhomat e Specilizuara në Hagë për rastin e ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Senacat e mbrojtjes së Thaçit do të nisin në 15 shtator ndërkohë lajmin e ka bërë të ditur vetë Rubin.

“Do të jem në Evropë sepse javën e ardhshme do të jap dëshmi në Tribunalin special për krime lufte në Kosovë dhe si dikush që i ndihmoi ish-kryediplomates së ndjerë amerikane Madeleine Albrightit në themelimin e Tribunalit fillestar për krime lufte. Kjo nënkupton se do të kthehem përsëri në fillim dhe kam më shumë për të thënë për këtë javën e ardhshme”, tha Rubin.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti i Kosovës, Rexhep Selimi, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza të cilat të gjithë i kanë mohuar.

Reklamë

Javën e ardhshme ekipi mbrojtës i Thaçit do të nisë paraqitjen e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve duke synuar që ata të japin dëshmi në seanca të hapura.

E njëjta procedurë do të ndiqet edhe për rastin e Jakup Krasniqit.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të njohura gjerësisht si Gjykata Speciale, janë themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por veprojnë me personel ndërkombëtar në Holandë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë