E hënë, 28 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Reshje shiu në të gjithë territorin, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë, që në orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat pritet të jenë dominante përgjatë gjithë 24-orëshit, duke gjeneruar rrebeshe shiu si fillim në veri-perëndim dhe gradualisht përfshijnë të gjithë territorin, herë pas here shoqëruar me stuhi të forta ere.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes, të përmirësojnë gradualisht kushtet atmosferike në vend.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme të tyre, duke u luhatur nga 13°C vlera më e ulët deri në 31°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë e mesatare dhe e fortë në det, duke arritur shpejtësinë mbi 65 km./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh