E enjte, 5 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 orë më parë
Vendi

Tentuan të kalonin një shumë parash të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohen dy persona

Dy shtetas nga Kosova u proceduan në gjendje të lirë. Ata tentuan të fusnin në Shqipëri shuma të mëdha parash të padeklaruara në pikën kufitare të portit të Durrësit.

Sipas njoftimit zyrtar, Policia ka sekuestruar mbi 22 800 franga zvicerane dhe 555 euro.

NJOFTIMI:

Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit kosovarë, E. H., 41 vjeç dhe F. M., 37 vjeç.

Nga kontrolli i shërbimeve të Policisë Kufitare të portit të Durrësit, i kryer në bazë të analizës së riskut, dy shtetasve iu gjetën të fshehura në trup, në total 22 820 franga zvicerane dhe 555 euro, që tentonin t’i futnin në Shqipëri, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.

Reklamë

Shuma e parave u sekuestrua nga Policia, me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”

Vazhdo të lexosh

Reklamë