Subscribe

98 deputetë vendosën të hetojnë për herë të dytë Presidentin e Republikës, Ilir Meta për shkelje të rëndë të Kushtetutës.

 

Gjatë seancës plenare, deputetët argumentuan se Kryetari i Shtetit është përfshirë në fushatën elektorale duke u pozicionuar politikisht, ka nxitur konflikt e ka shkelur parashikimet kushtetuese në lidhje me kompetencat presidenciale.

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

 

“Procedura për shkarkimin e Ilir Metës është një detyrim sa moral, që edhe Kushtetutës. T’ia heqim menjëherë turpin në derë Shqipërisë për t’ia lënë turpin Ilir Metës.”

 

Por, në emër të opozitës Myslim Murrizi, i cili do të jetë nënkryetar i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës u shpreh skeptik për qëllimin e vërtetë të mazhorancës.

 

 

MYSLIM MURRIZI

DEPUTET

 

“Kjo është lojë politiko mediatike për të hallakatur mendjet e shqiptarëve. Shumë vepra penale paska kryer Meta.”

 

Votimi për ngritjen e Komisionit Hetimor tregoi se socialistwt nuk do kenë asnjë problem për të siguruar 94 votat e nevojshme për shkarkimin e Ilir Metës në fund të punës së komisionit.

 

Të njëjtën shumicë votash mazhoranca garantoi edhe për rrëzimin e 10 dekreteve të Presidentit të Republikës. Të 10 dekretet kishin të bënin me ligjet e reformës në drejtësi; ku mazhoranca kishte ndërhyrë në mënyrë që të përshpejtohej ngritja e institucioneve dhe funksionimi sa më mirë i tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *