E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

952 gjoba të vendosura për maskën dhe orën policore

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka vendosur 952 gjoba për qytetarët që nuk zbatojnë masat anti-COVID.

 

Sipas njoftimit për mediat, 850 qytetarë nuk kishin vendosur maskën në rrugë, kurse 101 të tjerë ishin pa maska në makinë, me njerëz me të cilët nuk kanë lidhje familjare.

 

Reklamë

Nga ana tjetër, u kapën edhe 45 drejtues mjetesh që qarkullonin pas orës 20.00. Po ashtu, u ndëshkua edhe administrator i një lokali me 1 milion lekë sepse po vijonte aktivitetin, pas orarit të caktuar për mbyllje.

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë