Të diplomohesh për herë të tretë në moshën 94 vjec. Kjo është historia e  Benito Rimini, në Itali, i cili, i shtyrë nga një dashuri e pakufishme për studimin , përfundoi diplomën e tij tre vjeçare në Filozofi dhe Komunikim në Universitetin e Piemontes me nota të plota.

 

“Vendosa të regjistrohem në universitet në vitin 2016, pas vdekjes së gruas sime Terezës. Pa të kisha frikë të mos dija ta shfrytëzoja kohën “, shpjegoi i sapodiplomuari.

Teza – 94-vjeçari mbrojti tezën e tij, të titulluar “Tema e ankthit dhe të jetuarit për vdekje në Heidegger”. I rrethuar nga dashuria për djalin, nusen dhe nipërit e mbesat e tij, Benito festoi diplomen e tij me 110 pikë :

 

“Interesi për dijen dhe diturinë më frymëzon jo vetëm energji, por edhe forcë dhe vendosmëri për të studiuar “.

 

 

Ish mësues i ekonomisë së biznesit dhe kontabilist i njohur në Biella ( qytet në Itali), pas diplomës së tij të parë në Ekonomi  në moshën 27 vjeç në qytetin e tij të Perugia, Benito mori diplomën e tij të dytë në Sociologji në Urbino në 1990.

 

Por pasioni i tij i vërtetë ka qenë gjithmonë filozofia . Dhe kështu, pas vdekjes së gruas së tij të dashur, ai u regjistrua përsëri në universitet. Mbesa, Lavinia, tha se gjithmonë do të mbajë me vete mësimin më të madh të marrë nga gjyshi i saj dhe kjo është rëndësia e angazhimit në studim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *