E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

930 kg duhan kontrabandë, arrestohet 38-vjeçari

Policia e Kukësit sekuestroi 930 kg duhan kontrabandë këtë të mërkurë. Gjatë operacionit, u prangos edhe shoferi 38-vjeçar, i cili po bënte transportin e duhanit me furgon.

 

Për duhanin nuk kishte faturë shoqërimi, çka do të thotë se për të nuk ishte paguar akcizë.

 

I arrestuari akuzohet për “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë