Subscribe

91 kallëzime për krime zgjedhore janë dorëzuar pranë Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

 

Sipas SPAK nga këto, subjektet politike kanë bërë 55 kallëzime, ku konkretisht PD me 50 raste, LSI me 3 raste, PS me vetëm 1 rast si dhe FRD gjithashtu me një denoncim. Ndërsa institucioni i presidentit ka referuar 18 raste.

 

Paditë janë bërë në periudhën mars-prill. SPAK njofton se deri më tani janë regjistruar 32 procedime penale për të cilat vazhdon hetimi. Nga ana tjetër për 7 të tilla është vendosur mosfillim të hetimeve, ndërsa 15 raste janë dërguar për verifikime paraprake në polici.

 

10 denoncime janë bërë gjithashtu nga policia gjyqësore, ndërsa prokuroritë e rretheve kanë dorëzuar 10 referime.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *