Kronikë
90 persona të infektuar me koronavirus në Kosovë

Edhe dy raste të tjera i janë shtuar listës së pacienteve të prekur nga Covid 19 në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) tha se nga 38 testimet që janë kryer, dy kanë dalë pozitivë.
Në këtë mënyrë shifra totale e të prekurve në këtë vend shkon në 90.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, një me vendbanim në Podujevë dhe tjetri në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Më 22 mars, Kosova ka regjistruar edhe viktimën e parë nga koronavirusi.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




