E premte, 6 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 00:50 Në vijim ora 00:50: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“90% e kanabisit u asgjësua”

Per Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, mbi 90% e parcelave me kanabis janë asgjësuar gjatë vitit 2016. Por nuk përjashtoi mundësinë e përfshirjes se zyrtarëve të lartë në trafikun e lëndëve narkotike. Pa përmendur emra konkrete, Tahiri foli edhe per segmente të caktuara mediatike qe mund t’i shërbejnë narkotrafikanteve. Ministri i Brendshëm i bëri këto deklarata në çelje të muajit antitrafik, ku kërkoi rritjen e ndërgjegjësimit për të parandaluar trafikimin e qenieve njerëzore. Në takim morën pjesë edhe zv/Ministrja Elona Gjebrea, njëkohësisht Koordinatore Kombëtare kundër Trafikimit, si dhe nxënës të shkollave 9-vjeçare ne kryeqytet.

Më shumë video

Reklamë