E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

9 viktima dhe mbi 300 raste të reja sot me COVID

9 qytetarë kanë humbur jetën, ndërsa janë identifikuar 348 raste të reja me COVID, nga 3056 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  91 raste në Tiranë, 36 në Fier, 26 në Vlorë, nga 24 raste në Shkodër, Librazhd, 17 në Korçë, 14 në Lushnje, nga 12 raste në Gjirokastër, Pogradec, nga 9 raste në Devoll, Berat, 7 në Durrës, nga 6 raste në Mat, Dimal, 5 në Kamëz, nga 4 raste në Krujë, Elbasan, Peqin, nga 3 raste në Kurbin, Kuçovë, Skrapar, Patos, Libohovë, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Mirditë, Tropojë, Përmet, Sarandë, Belsh, Memaliaj, Gramsh, nga 1 rast në Kavajë, Vau i Dejës, Bulqizë, Shijak, Poliçan.”

Ndërkohë, janë shëruar 669 qytetarë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 262 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Nuk e kanë fituar dot betejën me COVID 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të mosharve 49 – 84 vjeç.

Reklamë

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   21350

Fier                        2573

Durrës                   1249

Gjirokastër          1252

Shkodër                1130

Vlorë                     846

Korçë                  795

Kukës                    362

Dibër                     330

Elbasan                 325

Lezhë                    175

Berat                     37

Vazhdo të lexosh

Reklamë