E mërkurë, 23 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 17:20 Në vijim ora 17:20: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

9 të arrestuar për sulmin dhe djegien e materialeve zgjedhore në Burrel

Policia e Matit ka proceduar penalisht 33 persona në lidhje me sulmet që zhvilluan të mërkurën pranë ambientevetë KZAZ-ve.

 

Nëntë prej të cilëve janë arrestuar nga uniformat blu, ndërsa 12 të tjerë janë shpallur në kërkim.

 

Reklamë

Po ashtu policia bën me dije se 12 të tjerët po hetohen në gjendje të lirë. Mbështetësit e opozitës akuzohen për veprat penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishje e qetësisë publike”,  “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

 

Njoftimi policise:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje,  më datë 19.06.2019, ku persona të ndryshëm kanë ushtruar dhunë ndaj forcave të rendit dhe sigurisë të cilët mbanin në ruajtje KZAZ, dhe më pas kanë dëmtuar materialet zgjedhore të KZAZ Nr. 16, (që ndodhej në Pallatin e Sportit Ferit Hysa),  Bashkia Mat,  dhe KZAZ nr 17, (që ndodhej tek Bibloteka e qytetit), Bashkia Klos,  Specialistët për Hetimin e Krimit në D.V.P.Dibër në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas veprimeve hetimore, identifikimin e  personave me anë të pamjeve filmike dhe fotografike të administruara nga policia, kanë  arrestuar në flagrancë 9 shtetas :

 

E.D, 21 vjeç, banues në Burrel

Xh.Gj, 55 vjeç,  banues në Burrel

M.D, 53 vjeç,  banues në Burrel (Polic i Bashkisë Burrel).

E.T, 49 vjeç, banues në Klos

I.Ç, 44 vjeç , banues në Klos (Administrator i njësisë administarative Suç, Klos)

M.Gj, 62 vjeç, banues në Klos

M.L, 38 vjeç, banues në Klos( Përgjegjës i zyrës së ndihmës eknomike në Klos)

R.D, 62 vjeç, banues në Klos (punonjës në mirmbajtjen e rrugës, Klos).

H.K, 46 vjeç, lindur në Klos e  banues në Britani e Madhe.

 

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 12  shtetas, konkretisht  :

N.D, B.Ç, D.V, S.K, B.C, Sh.XH, A.B, R.K, Sh.D, J.F, K.P, E.P.

 

Si dhe janë shpallur në kërkim 12  shtetas të tjerë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishje e qetësisë publike”,  “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë