Partia Socialiste rikonfirmohet force qeverisëse edhe në Bashkinë e Lushnjës.

 

Kandidatja e kësaj force politike Eriselda Sefa fitoi me rezultat të thellë me mbi 9 mijë vota diference kundrejt rivalit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” Eduard Sharka.

 

Në përfundim të numërimit të 156 kutive, Sefa mori 22 mijë e 403 vota ndërsa kandidati i opozitës 13 353 vota.

 

Diferenca mes dy kandidateve është 9050 vota.

 

E ndarë në përqindje Sefa e PS ka marrë 62.66% të votave ndërsa Eduard Sharka 37.34%.

 

Në Lushnjë nga 105 mijë votues , e ushtruan këtë të drejtë mbi 37 mijë.

 

Eriselda Sefa rikonfirmohet në krye të Bashkisë Lushnjë, pasi e drejtoi atë gjatë vitit të fundit duke qënë se kishte fituar zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *