Nëntë qytetarë kanë humbur jetë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID.

Pacientët që nuk e fituan dot betejën ishin të moshave nga 57 deri në 83 vjeç.

Ndërkohë, nga 2522 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë me virus 217 qytetarë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 24 janë në gjendje më të rënduar.

Nga ana tjetër, orët e fundit janë shëruar 202 qytetarë, duke e çuar numrin e të rikuperuarve në total në 169,085.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *