E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

9 familje në qiell të hapur, Bashkia e Lezhës i nxjerr forcërisht nga palestra

Nëntë familje të komunitetit rom në Lezhë janë nxjerrë me forcë nga policia bashkiake mbrëmjen e të martës nga ambientet e palestrës të gjimnazit “Hydajet Lezha” ku ishin strehuar pas tërmetit të 26 nëntorti.

Ata u detyruan të kalojnë natën jashtë, ndërsa nuk munguan përplasjet me punonjësit e bashkise. Banorët  pranojne se e kanë marrë bonusin por shuma, sipas tyre, është e pamjaftueshme për t’u shpërngulur në banesa me qira.

Reklamë

 

Nga ana tjetër, ata thonë gjithashtu se krahas çmimeve të larta, janë te diskriminuar edhe nga pronarët e banesave me qira për shkak se i përkasin komunitetit rom.

Ndërkohë, vëtë bashkia e Lezhës ka reaguar në lidhje me ngjarjen ndërsa ka bërë me dije se 9 familjet janë njoftuar paraprakisht dhe se duhet të lironin ambientet e shkollës, pasi kanë marrë bonusin e qirasë.

Më shumë video

Reklamë