Subscribe

Pas 9 ditësh luftë me flakët, intensiteti i vatrave të zjarrit në masivin pyjor të Pishë Poro-Darëzezë duket më iulët mëngjesin e kësaj të mërkure.

 

Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Fier, Zija Hyka, gjatë natës ka patur dy vatra të vogla aktive, të cilat janë neutralizuar në kohë.

 

Aktualisht forca të shumta zjarrfikëse, efektive të forcave të armatosura dhe forca mbështetëse të bashkisë janë duke operuar në terren për vënien plotësisht nën kontroll të zjarrit, i cili ka dëmtuar një sipërfaqe prej rreth 800 hektarë të pyllit më pisha.

 

Sipërfaqja e djegur më së shumti ka përfshirë pishat e egra, ndërkohë që po punohet për mbrojtjen e zonës së Pishës së butë. Mësohet se është ndërprerë ndërhyrja nga ajri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *