E shtunë, 7 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

“87 vjet për vrasësit e Mihalit”

Një vit e gjysmë pas vrasjes së Marvi Mihalit për një karikues celulari, prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 87 vite burg në total, për 4 të pandehurit.

 

Përfaqësuesi i akuzës, Gjergji Tako kërkoi që te shpallë fajtor si autor të vrasjes, Dejvi Bitrajn dhe ta dënojë atë me 24 vite burgim. Sipas prokurorit, Bitraj është personi që kreu krimin e rëndë, ndërsa “molla e sherrit” ishte Arbend Haxhiu, personi i cili i kishte shitur celularit Bitrajt.

 

Reklamë

Për Eugen Bitrajn prokurori kërkoi dënimin me 18 vite burgim. Ndërsa për dy vëllezërit Kridens dhe Marsel Alla, tashmë të shpallur në kërkim, akuza kërkoi dënimin përkatësisht me 25 dhe 20 vite burgim.

 

Në përfundim të seancës, babai i Eugen Bitrajt tha se kërkesa e prokurorit është e padrejtë dhe se prindërit e viktimës kanë ngritur padi civile duke u kërkuar dëmshpërblim 340 milionë lekë.

 

Gjykata i la kohë avokatëve të të pandehurve dy javë kohë për të bërë mbrojtjen e tyre. Vrasja e Marvi Mihalit ndodhi në 31 Korrik të 2017-ës, në kryeqytet.

Më shumë video

Reklamë