87% e viktimave nga koronavirusi në Lombardi nuk shkojnë fare në spital për kujdes intensiv sepse ata vdesin më herët në shtëpi ose pa u shtruar as në spital.

 

Të enjten, vdekjet totale në Itali arritën në 2,168, që do të thotë se vetëm 260 (13%) vdiqën në kujdesin intensiv.

 

Siç raporton “Il Fatto Quotidiano”, zona më e prekur është ajo e Bergamos, ku shënohet ¼ e vdekjeve. Gazetarët italianë kanë bërë një provë për të kuptuar sesa sistemi shëndetësor është në gjendje të përballojë këtë emergjencë.

 

Ata telefonojnë numrin e urgjencës dhe u thonë se kanë një të afërm që nuk merr dot frymë dhe që ende nuk e ka bërë tamponin. Por orët e pritjes për një ambulancë arrijnë në shtatë orë. Për fat të keq në Lombardi me dhjetëra vdesin në shtëpi, gjatë transportit për në spital ose në shtretër të improvizuar në dhomën e urgjencës në pritje të trajtimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *