Shifrat e pandemisë në Shqipëri vazhdojnë të jenë të larta.

 

Për këtë të shtunë, Ministria e Shëndetësisë raportoi 869 të infektuar të tjerë, të zbuluar pas kryerjes së 5.257 testimeve.

 

Njësoj si një ditë më parë, edhe sot humbën jetën katër pacientë: Tre qytetarë nga Tirana të moshave 62-71 vjeç dhe një qytetar 86 vjeç nga Durrësi.

 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 175 pacientë, nga të cilët 33 janë në gjendje më të rënduar.

 

Të premten të shtruar në spitale ishin 163 qytetarë, ndërsa në gjendje më të rëndë ishin 18 pacientë.

 

“Janë shëruar 862 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 141,038 që nga fillimi i epidemisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *