E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

86 ditë në grevë urie/ Militanti palestinez vdes në një burg të Izraelit, rriten tensionet mes dy vendeve

FILE PHOTO: Palestinian Islamic Jihad leader Khader Adnan gestures as he speaks during a rally honoring him following his release, near the West Bank city of Jenin July 12, 2015. REUTERS/Abed Omar Qusini

Pas 86 ditësh në grevë urie, një figurë e lartë e grupit militant palestinez Xhihadi Islamik, Khader Adnan, ka vdekur në një burg Izraelit. Autoritetet izraelite njofton vdekjen e tij këtë të martë, duke theksuar se ai u gjet pa shenja jete. Militanti palestinez është dërguar në spital, por ndihma mjekësore nuk ka mjaftuar për ta mbajtur në jetë.

 

Reklamë

Mediat ndërkombëtare raportojnë se ai kishte refuzuar t’i nënshtrohej testeve mjekësore dhe të merrte trajtim.

 

Reklamë

Në shenjë hakmarrje pas lajmit të vdekjes,  militantët hodhën të paktën tre raketa nga Rripi i Gazës. Megjithatë, sulmet nuk regjistruan viktima.

 

 

Xhihadi Islamik, i cili është i vendosur në Rripin e Gazës, kishte paralajmëruar më herët Izraelin do të paguante një çmim të rëndë nëse ai vdiste në burg.

 

Khader Adnan, 44 vjeç, ishte akuzuar për përkatësi në një grup terrorist dhe nxitje të akteve terrorise. Ai pritej që të dilte para gjykatës këtë muaj.

 

Adnani ishte nga Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe kishte qenë brenda dhe jashtë paraburgimit izraelit gjatë dy dekadave të fundit.

 

Ai kishte qenë në grevë urie pesë herë.

 

Para vdekjes së tij, gruaja e tij Randa Mousa tha se ai po refuzonte çdo mbështetje, refuzonte ekzaminimet mjekësore. Ajo shtoi se ai po qëndronte në një qeli me kushte shumë të vështira paraburgimi.

 

Fati i të burgosurve palestinezë në Izrael është një çështje kryesore për palestinezët, të cilët e konsiderojnë Izraelin përgjegjës për mirëqenien e tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë