859 persona kanë vdekur në përpjekje për të siguruar një jetesë më të mirë përmes kalimit nga Afrika drejt vendeve te BE-së.

Kjo është shifra e regjistruar në vdekjet e emigranteve në Detin Mesdhe që nga 1 janari i 2019 e deri më tani.

Vitin e kaluar për të njëjtën kohë ishin shënuar 1558 viktima në tentative e dëshpëruar për të shkuar në Perendim.

Shifrat e bëra publike shohin futjen ne vendet perendimore përmes Mesdheut të 45 mijë e 505 migranteve, 30% më pak sesa e njëjta periudhë e një viti me parë kur kishin hyrë përmes detit në Europë rreth 64 mijë e 836 migrante.

Shumica e zbarkimeve të migranteve ka ndodhur në Greqi dhe Spanjë. Konkretisht në këto muaj në Greqi kanë zbarkuar 23 mijë e 193 migrante ndërsa në Spanjë 14 mijë e 680.

Italia përmes politikave të saj shumë të forta kohet e fundit përmes ministrit Salvini ka pritur vetëm 4664 migrante.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *