E premte, 6 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

83 të arrestuar në fundjavë

Kontrollet e policisë gjatë fundjavës në aksin Shkodër-Lezhe kanë çuar në pranga 83 persona, ndërsa 34 janë shoqëruar për verifìkim. Arrestimi i tyre u bë, pasi gjatë kontrollit u janë gjetur armë zjarri, lëndë eksplozive, municione luftarake, lëndë narkotike dhe mallra kontrabandë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 armë zjarri, 281 fishekë, 3 kg lëndë plasëse tritol, 100 kapsolla, si dhe 19 kg lëndë narkotike. Nga policia rrugore janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe shpejtësi tej normave të lejuara 22 drejtues mjetesh. Ndërsa janë pezulluar 94 leje drejtimi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë