E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

82 mijë viktima në botë, situata shumë e rëndë në Belgjikë dhe Holandë

Medical workers put on their protective gears before working on March 27, 2020, at the unit for coronavirus COVID-19 infected patients at the Erasme Hospital in Brussels. (Photo by Kenzo TRIBOUILLARD / AFP)

1 milionë e 420 e mijë njerez janë infektuar nga Covid 19 në të gjithë botën gjatë këtyre muajve, sipas të dhenavë nga portali “ëorldmeters.com”.

Ndrëkohë numri i viktimave në mbarë globin nga ky virus i rrezikshëm, të paktën deri të martën në mbrëmje vonë llogaritet të jetë 81 mijë e 550.

1 milionë e 36 mijë njerez janë ende aktiv me koronavirus ndërsa 302 mijë janë shëruar plotësisht. Numrin më të lartë të viktimave e ka Italia 17 mijë e 127 ndërsa Spanja është e dyta me 13 mijë e 805. Shteti iberik ka shënuar 743 të vdekur këtë të martë, teksa në Europë së bashku me Britaninë dhe Francën kanë pasur numrin më të lartë të viktimave në 24 orët e fundit.

Në Francë janë 10 mijë e 328 viktima në total ndërsa në Britaninë e Madhe 6 mijë e 159. Shifra tmerrësish shqetësuese vijnë edhe nga SHBA ku vetëm këtë të martë kanë vdekru 1700 veta dhe totali tani është 12 mijë e 600 viktima ndërsa të infektuarit janë 392 mijë. Belgjika me 403 viktima vetëm këtë të martë është një rast shumë shqetësues sikurse Suedi me 114 viktima. Në Holande kemi pasur 234 viktima këtë të martë ndërsa në Turqi 76 viktima.

Vazhdo të lexosh

Reklamë