Inter mund të ndryshojë pronar. Ky është lajmi befasues që vjen nga Italia, e në mënyrë të vecante nga “Il Messaggero”.

 

Kjo gazette flet për një oferte të jashtëzakonshme prej 800 milion euro që po përgatitet nga një konsorcium nga Hong Kongu I largët. Një superoferte që mund të tundoje as më pak a as më shumë por familjen Suning, një nga më të pasurit e Kinës dhe të botës e cila ka pronësine e klubitg ziklater.

 

Pavarësisht dëshirës së presidencës kineze për tu ngjitur ne lartësine e emrit të këtij klubi si e dëshmojnë ardhja e Marotës, drejtues I rëndësishëm që bëri punë fantastike tek Juventus apo edhe blerja e Godin lojtarë me eksperiencë që do të vijë nga atletico Madrid, nuk duket e pamundur që klubi të ndërrojë pronar.

 

Gjithnjë referuar “il messaggeros”  fondi nga Hong Kongu, emri I të cilit ende nuk bëhet I ditur e ka paraquitur një oferte të parë tek Zhang Jindong, presidenti I Interit e cili e ka refuzuar.

 

Por mediat fiqnjë shkruajnë se në rast se oferta shkon deri ne 800 milion euro, familja Suning mund të heqë dorë nga klubi zikaltër. Për moment ende nuk ka një dalje zyrtare nga presidenca interiste në lidhje me këtë lajm që ka trazuar jo pak ambjentin e këtij klubi.

 

Inter mund të shitet në Hong Kong?

 

“Suning” reziston, por fondi ka gati 800 milion euro

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *