E diel, 4 Tetor 2026 Familja Kuqezi deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

80-vjeçari në Belsh humb kontaktet me familjarët prej 3 ditësh/ Dyshohet se është mbytur në lumin Devoll

Një 80-vjeçar dyshohet se është mbytur në lumin Devoll në fshatin Rrenas të Belshit. Kanë qenë familjarët e 80-vjeçarit R. A., që kanë denoncuar në polici, pasi kanë humbur kontaktet me të moshuarin që prej datës 31 gusht. 80-vjeçar ishte larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

 

Reklamë

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe sëbashku me familjarët kanë nisur kërkimet përgjatë rrjedhës së lumit.

 

Familjarët kanë deklaruar se 80-vjeçari kishte probleme të shëndetit mendor.

 

Vijonë kërkimet në të gjithë rrjedhën e lumit, me qëllim gjetjen e trupit të 80-vjeçarit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë