Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri bëri apel që qeveria socialiste të dëbohet në zgjedhjet e prillit.

 

Ai akuzoi në rrjetet sociale se në të gjitha vitet e qeverisjes, PS vetëm grabiti dhe nuk mbajti asnjë premtim.

 

“Po bëhen 8 vjet që grabisin me pafytyrësi ekonominë e vendit, që nga gjilpërat e jodi në ambulanca e spitale, shkumsat e lapsat nëpër auditore e shkolla e deri tek nafta e gazi! Në 8 vjet, rrugacërisht, bënë ekzaktësisht të kundërtën e asaj që premtuan, në çdo premtim. Në 8 vjet, fyen e grabitën deri tek buka e fëmijëve këdo, madje veçanërisht ata që u qëndruan besnikë e s’i lëshuan kurrë… Ka ardhur dita t’u tregojmë vendin njëherë e mirë, duke nisur pikërisht nga ata që u qëndruan besnikë e s’i lëshuan kurrë…Ua kanë borxh vetes së tyre, fëmijëve dhe vendit!”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *