E shtunë, 19 Shtator 2026 Mes'drite deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

8 vjet burg Fatmir Kajollit

Ilustrim · Vizion Plus

Gjykata e Fierit, i dha fund odisesë prej 5 vitesh për Fatmir Kajollin, duke e dënuar atë më 8 vite burg edhe pse njohu vendimin e Gjykatës Italiane, e cila e dënonte biznesmenin me 22 vite heqje lirie për akuzat e trafikut ndërkombëtar të drogës. Ish-anëtari i këshillit bashkiak nën siglën e Partisë Republikane në Fier Kajolli, në vitin 2002 u dënua nga Gjykata e Romës me 16 vite burg për trafik droge. Ndërkohë që Gjykata e Milanos e ka dënuar me 24 vite heqje lirie për të njëjtën akuzë. Në vitin 2011 ai u arrestua nga policia shqiptare për llogari të drejtësisë italiane. Por Gjykata e Fierit vendosi të mos lejonte ekstradimin në Itali, vendim që u la në fuqi nga Apeli i Vlorës. Në shtator të këtij viti ai u arrestua me dy djemtë e tij për shkak se dhunoi një klient pranë një pikë karburanti. Për këtë ngjarje ai u akuzua se shkeli vendimin e Gjykatës mbi arrestin e shtëpisë. Nga ana tjetër, Gjykata e Krimeve të Rënda sekuestroi 3 shoqëri private në emër të biznesmenit si dhe mbi 900 mije metra katrore tokë.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh