E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

8 viktima dhe 230 të shëruar këtë të mërkurë në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut regjistroi gjatë 24 orëve të fundit 163 raste të reja me koronavirus dhe 8 viktima. Viktimat kanë qenë kryesisht në Shkup, 5, dhe nga një në Dibër dhe në Tetovë.

Autoritetet shëndetësore raportuan se këtë të mërkurë u shënua shifra rekord e të shëruarve nga COVID, 230 brenda një dite.

Shkupi vijon të shënojë rritje të të prekurve me 126, bashkë me Tetovën 45 dhe Kumanovës 31, kurse qytetet e tjera shkojnë jo më shumë se 10 të infektuar.

Aktualisht, në Maqedoninë e Veriut janë 3493 raste aktive me Covid-19.

Vazhdo të lexosh

Reklamë