Burime të sigurta pranë Drejtorisë së Burgut të Drenovës bëjnë me dije se në burgun e Shënkollit, janë dërguar 8 të burgosur që kanë rezultuar me COVID-19 dhe të dënuar për vepra të ndryshme penale.

 

Të gjithë të burgosurit që ndodhen në burgun e Shënkollit, sipas të njëjtave burime, janë në gjëndje të mirë shëndetësore. Bëhet me dije gjithashtu se shumica prej tyre janë asimptomatikë.

 

Të infektuarit do të qëndrojnë aty për 14 ditë deri në një testim të dytë dhe më pas nëse dalin negativë, do të rikëthehen në burgun e Drenovës për të vuajtur dënimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *