Rritet numri i rasteve me virusin AH1N1. Drejtoria e shëndetit publik ne Vlorë konfirmon se deri tani janë tetë raste të identifikuar ne qytetin bregdetar.

 

Shefi i epidemiologjisë Agron Bashllari shprehet se ,pacientët pasi kanë marrë mjekimin janë larguar nga spitali dhe janë dërguar në shtëpi.

 

Nga te prekurit shtate janë të rritur dhe një fëmijë.

 

Rastet ne Vlore janë regjistruar prej fillimit te muajit janar dhe deri tani, por janë bërë publike vetëm këtë te marte. Ndërsa ne rang vendi janë shënuar tre viktima nga virusi i gripit AH1N1.

 

Në urgjencën e spitalit te Burrelit është vene re shtimi i fluksit te te prekurve nga gripi.

 

Edhe ne Bulqize numri i pacienteve qe kane kërkuar ndihmën mjekësore ne spital ka qene mjaft i larte. Mjeket ankohen se fluksi ne rritje është i papërballueshëm për kapacitetet qe ka spitali.

 

Moshat të rrezikuara janë fëmijët, të moshuarit dhe te sëmurët kronike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *