Mbyllet Agjencia Shtetërore e Kadastrës në Korçë.

 

Shkak është bërë numri i lartë i punonjësve të infektuar.

 

Burime pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor bëjnë me dije se pranë këtij institucioni, numri i të infektuarve ka shkuar në 8, ndërkohë që u janë marrë tamponat edhe punonjësve të tjerë, si persona kontakti me ata t3 infektuar.

 

Mbylljen e ASHK e ka pranuar edhe drejtoresha Besa Spaho kur tha se deri më daten 25 tetor nuk do të ofrojnë asnjë lloj shërbimi për qytetarët e juglindjes së vendit, datë kur priten edhe përgjigjet e tamponave të zyrtarëve të dyshuar si të prekur me covid-19.

 

Nëqoftëse numri i të infektuarve do të vijojë të rritet, edhe për drejtoreshen nuk përjashtohet mundësia që mbyllja të zgjatet edhe për disa ditë të tjera.

 

Nga ana tjetër do të kryhet dezinfektimi i të gjitha ambjenteve të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

 

Kjo është hera e dytë që stafi i ASHK në Korçë karantinohet, pasi gjatë muajit prill kanë kryer edhe një karantinë 14 ditore pas infektimit të një punonjëseje me Covid-19.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *