Numri i pacientëve që vijojnë të qëndrojnë në terapi intensive vijon të jetë i njëjtë: tetë. Sipas Eugena Tominit, vetëm katër prej tyre janë në gjendje më të rënduar.
“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 38 pacientë.”
Ndërkohë, paralelisht me rritjen e infeksioneve të reja, shtohet edhe numri i pacientëve të shëruar. Deri tani në total kemi 394 të rikuperuar.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 394 ose 58.1% e totalit të të prekurve. Aktualisht në vendin tonë 257 ose 41.9% e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.”
Ajo që ra në sy këtë të premte është se Kruja, e cila prej disa ditësh u kthye në shqetësuese për shkak të numrit të lartë të të prekurve, nuk regjistroi asnjë rast të ri në 24 orë.
Megjithatë, ajo vijon të qëndrojë në vend të tretë me 64 të infektuar, pas Tiranës dhe Shkodrës.





