Subscribe

Në përfundim të aplikimeve  për në universitete rreth 22 mijë maturantë janë regjistruar për të ndjekur vitin akademik 2022-2023.

 

Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar tregon se kërkesat e tyre janë në përputhje me tregun e punës. Në krye të degëve të preferuara qëndrojnë inxhinieria, mjekësia dhe ekonomiku.

 

ARJAN XHELAJ

 

DREJTOR I RRJETIT AKADEMIK SHQIPTAR

 

Po ato prirje që ka pasur vjet që kanë qenë si Teknologjia e Informacionit, degët e mjekësisë, shëndetit në përgjithësi dhe inxhinieritë, ajo e ndërtimit, arkitektura që patën një ecuri shumë të mirë këtë vot. Domethënë është ndjekur pak a shumë tregu i kërkesës nga tregu i punës. Teknologjia e informacionit është më e përhapur si degë në rang kombëtar se kanë të drejtë ta ofrojnë si universitetet publike dhe ato jopublike.

 

Drejtori Xhelaj tregon se kërkesat e maturantëve për programet prioritare nuk janë rritur, edhe pse qeveria premtoi bursë sa paga minimale dhe heqje të tarifës studentore.

 

ARJAN XHELAJ

 

DREJTOR I RRJETIT AKADEMIK SHQIPTAR

 

Ka qenë pothuajse e njëjta histori siç ka qenë te bujqësia dhe degët e mësuesisë, po duhet pasur parasysh se degët e mësuesisë janë programe të rregulluara se edhe numri i ofertës për punë është i kufizuar brenda një limiti të caktuar dhe prandaj ky është dhe ai efekti që jo të gjithë tërhiqen drejt këtyre degëve. Në thonjëza themi se ka vuajtur mësuesia në degët rajonale me ato kombinimet e dy programeve të ndryshme.

 

Nga 30 mijë kuota në total, 8 mijë janë djegur pasi kanë mbetur të paplotësuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *