Subscribe

Ndërkohë që na ndajnë vetëm 6 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, nga ana e policisë janë marrë masat si dhe janë ngritur planet e punës për mbarëvajtjen e këtij procesi.

Ky dokument tregon se më shumë se 1500 efektivë të rendit do të mobilizohen për procesin zgjedhor vetëm në qarkun e Tiranës. Duke llogaritur efektivët e sektorit të krimeve, rezulton se në Tiranë do të jenë afro 1800 efektivë në total që do të mbikqyrin votimin deri në dorëzimin e kutisë së fundit pranë KZAZ-ve.

Çdo efektiv në të gjithë vendin, do të pajiset me një libër të OSBE/ODIHR ku përfshihen të gjitha etapat vepruese të unifromave blu, nga ruajtja e objekteve të votimit, personaliteteve të politikës si dhe trasportit të kutive të votimit.

Prej pak kohësh, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka trajnuar të gjithë efektivët, që do të zbarkojnë në terren të dielën e ardhshme. Në këto trajtime kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të huaj që do të monitorojnë zgjedhjet parlamentare.

Një tjetër pikë bashkëpunimi për sigurinë, policia do të ketë edhe me gardën e Republikës si dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Më 25 prill në të gjithë vendin do të përfshihen rreth 8000 efektivë në total.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *