E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

8 marsi pritet me protesta në botë

Dita ndërkombëtare gruas është pritur me protesta në mbarë botën për me shume te drejta dhe barazi gjinore.

 

Në sheshet e Italisë gratë marshuan me pankarta në duar ku shkruhej stop dhunës dhe diskriminimit. Nen te njëjtën moto u protestua edhe ne vende te tjera te Evropës.

 

Reklamë

Në Francë gratë përfaqësojnë 52% të popullsisë ndërsa pagat e tyre janë 26% më të ulëta se ato të burrave.

 

Në Gjermani , organizata “dita e luftës se gruas” bëri thirrje për protestë masive në Berlin.

 

Ne Londër gjithashtu u organizua një numër i madh aktivitetesh nga protestat deri tek koncertet muzikore për gratë.

 

Këtë të premte në Spanjë, organizata të ndryshme të grave bënë thirrje për mbajtjen e një grevë të përgjithshme 24 orëshe në disa qytete kryesore të vendit për ti thënë STOP “padrejtësisë patriarkale”.

 

Edhe në shtetet e bashkuara dhe vende te tjera gratë u tubuan për të drejtat e tyre.

 

Por se tete marsi është dita ndërkombëtare e gruas. Protesta e parë u mbajt në Nju Jork ne vitin 1909, dhe u pasua nga disa marshime edhe ne Evrope.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë