E martë, 29 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

8 Marsi, lule e dhurata për gratë! Dita simbol e të drejtave, në Shqipëri vijon të kalojë si festë

8 marsi shënon Ditën Ndërkombëtare të Gruas, që në Shqipëri prej shumë vitesh është shndërruar në një festë. Simboli i kësaj dite janë lulet.

Rrugët e kryeqytetit u mbushën me gra e vajza që mbanin në duar buqeta, ndërsa shkëmbyen urime dhe përqafime.

Reklamë

Për shumë prej tyre, kjo ditë është gjithashtu një kujtesë e rëndësisë së fuqizimit të gruas dhe rolit të saj në shoqëri.

Përtej dhuratave që u bëhen nënave dhe grave, 8 Marsi është një ditë që gratë e shfrytëzojnë për të kërkuar më shumë të drejta në shoqëri.

Në vitin 1908, 15.000 gra marshuan në rrugët e Nju Jorkut duke kërkuar kushte më të mira pune, paga më të mira dhe të drejtën për të votuar. E që prej asaj kohe 8 marsi është dita simbol e tyre që kujtohet në mbarë botën.

 

Më shumë video

Reklamë