Subscribe

Valbona Çeka prej 30 vitesh është punonjëse e Policisë së Elbasanit.

 

Profesion i vështirë, por shumë gra e vajza i kanë dedikuar jetën.

 

 

VALBONA ÇEKA 

PUNONJESE E POLICISE, ELBASAN 

 

Nuk ka qenë zgjedhja ime. Kam filluar në 1992. Kam 30 vite që punoj. Eksperiencë e gjatë ka lodhje mbingarkesë. Nuk është e lehte nga turni tretë të lësh shërbimin dhe të merresh me fëmijën. Fatkeqësisht unë kam qenë e vetme edhe nënë, edhe baba për fëmijën tim dhe punonjëse policie. Shumë e vështirë, por ia kam dal.

 

Vështirësitë dhe përshtatja me turnet mbetet një sprovë dhe për vajzat e reja, të cilat kanë zgjedhur të veshin uniformën e policisë.

 

SIDORELA DISANIPUNONJESE E POLICISE, ELBASAN 

 

Kam dy muaj në Drejtorinë e Policisë Elbasan. U frymëzova nga babi, që ka qenë ushtarak. Si fillim kam ardhur nga Tirana. U ambientova. Është thjesht pjesa e turneve. Është pjesa e nënave që janë me fëmijë. Mendoj që më mirë do bëhet. 

 

Ditën ndërkombëtare të gruas, Valbona dhe Sidorela do e kalojnë në punë. Por pavarësisht kësaj, ato u bëjnë thirrje të gjithë të rejave që ta shohin punën në Policinë e Shtetit si një mundësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *