Subscribe

Shqiptaret nuk ikin nga tradita. Si çdo 8 mars ata blejnë lule si dhurata per nenat, gratë dhe motrat e tyre. Si mënyrë për ta festuar, ata zgjedhin te organizojnë dreka familjare.

 

Por ka edhe nga ato gra qe 8 marsin nuk e shikojnë si një feste, por si nje proteste per te kërkuar te drejta te barabarta me burrin, te mos diskriminohen ne pune, familje.

 

Ne mbështetje te kësaj proteste nuk ka vetëm femra, por edhe meshkuj. Ata janë aty si proteste qe burrat ta shikojnë femrën si te barabarte me veten.

 

Me herët, kryetari i bashkisë Erion Veliaj vendosi qe te gjitha gratë e kryeqytetit këtë 8 mars te udhëtonin falas ne mjete e transportit publik. Ndërsa gjate nje aktiviteti per barazinë gjinore, kryebashkiaku ia dedikoi suksesin e punës se tij femrave qe ne administratën e bashkisë zëne 65%.

 

8 marsi, u krijua si një dite ku femra proteston per me shume te drejta, për paga te barabarte me burrin, per te pasur poste publike, per te qene kundra dhunës dhe abuzimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *