E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 46 minuta më parë
Vendi

8 Marsi/ Bashkia e Tiranës udhëtim falas në autobusët urban për vajzat e gratë

Në vitet e fundit është bërë tradite që me 8 mars të gjitha vajzat dhe gratë që udhëtojnë me autobusët e transportit publik në kryeqytet të përballen me një surprizë të bukur.

 

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim edhe me operatorët e transportit publik në Tiranë zgjodhi që me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, të ofrojë udhëtim falas për të gjitha nënat dhe vajzat, një gjest modest mirënjohjeje për ato që mbajnë shoqërinë në këmbë.

 

Reklamë

Cdo femër që ka hipur sot në urbanin e linjave të Tiranës, brenda për brenda kryeqytetit, ka udhëtuar falas, pa paguar biletë.

 

Po ashtu në kuadër të kësaj dite, Bashkia e Tiranës ka ndërmarr edhe nismën “1 pemë për nënën” nëpërmjet së cilës ka ftuar të gjithë djemtë dhe burrat e Tiranës që për dhuratë për nënat dhe të dashurat e tyre të mbjellin një pemë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë