Këtë të premte në Kosovë humbën jetën edhe tetë pacientë të tjerë me koronavirus.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 381. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi edhe se në orët e fundit janë konfirmuar. 142 raste të reja, pas marrjes së 466 mostrave.

Më i lartë se numri i të infektuarve ditorë është ai i të shëruarve brenda 24 orëve. Autoritetet bënë me dije se janë rikuperuar edhe 201 persona të tjerë. Kosova numëron 11.130 të infektuar që nga marsi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *