Subscribe

Duke përdorur thirrjen karakteristike të protestave të studentëve në 1990, kryedemokrati Lulzim Basha përkujtoi 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë.

 

30 vjet më parë studentë e pedagogë u ngritën kundër regjimit komunist dhe sipas Bashës, ka ardhur koha që të bëhet realitet ëndrra e tyre.

 

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa! Kjo ishte thirrja e tyre, teksa kapërcenin barrierat policore dhe dhunën e regjimit. E duam Shqipërinë si gjithë Europa! 30 vjet më parë, heronjtë e rinisë shqiptare ndryshuan përgjithmonë fatin e Shqipërisë. Ata luftuan për liri, për demokraci, për të drejtat e njeriut – dhe fituan. Në 30 vjetorin e lëvizjes së dhjetorit le t’i nderojmë ata me zotimin për të bërë realitet Shqipërinë si gjithë Europa!”, u shpreh Lulzim Basha në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *