Subscribe

Sot Tirana përkujtoi 79 vjetorin e Konferencës së Pezës, një nga ngjarjet më të rëndësishme për bashkimin e shqiptarëve kundër nazi-fashizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kryebashkiaku  Erion Veliaj mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Pezë, ditë kjo që përkon edhe me votimin e qeverisë së re.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

 

Është dita kur po formohet qeveria e re, e të majtëve, e të djathtëve. Qeveria jonë, si një besëlidhje e re, qeveria e tretë e Edi Ramës si një besëlidhje e re për t’i shërbyer të gjithëve pa dallim feje, krahine, pa dallim ideje ashtu siç e kërkon Konferenca e Pezës. Jam ndjerë shumë krenar me ngjarjet e fundit ku qeveria jonë hapi dyert e Shqipërisë për të mirëpritur popullin afgan. Dhe në kulmin e luftës këtu në Pezë ne kemi mirëpritur hebrenjtë, ishin 200 përpara lufte, ishin 2000 pas lufte. Jo vetëm u kujdesëm për lirinë tonë, por u kujdesëm edhe për lirinë e të tjerëve“.

 

Gjatë ceremonisë, u vendosën kurora me lule në monumentin dhe varrezat e dëshmorëve në Pezë nga kryebashkiaku Erjon Veliaj, disa përfaqësuese të qeverisë dhe anetare te shoqatës së veteranëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *