Një i moshuar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Bulgarec të Korçës.
Gëzim Vija, 78 vjeçar është gjetur paraditen e kësaj të mërkure pa shenja jete nga fqinjët e vet.
Lexo edhe :
Related Posts
Jashtë kamerave, këta të fundit thonë se kanë parë dritaren e baneses së të moshuarit që ishte e thyer dhe kanë hyrë menjëherë brenda banesës, ku kanë gjetur këtë të fundit të vdekur.
Menjëherë është lajmëruar policia e Korçës, të cilët kanë bërë të mundur këqyrjen e trupit të të ndjerit, ku nga ekspertiza paraprake duken shenja dhune, nga të cilat mendohet të ketë ardhur vdekja e 78 vjeçarit.
Policia e Korçës po heton pistën e grabitjes, për shkak të dëmtimit të dritares dhe mungesës së një shume parash dhe orendish në banesë.
Pritet që trupi të dërgohet në morg ndërsa policia po kqyr kamerat përreth lagjes, për të mbledhur gjithë provat e mundshme./vizionplus.tv






