Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme ish-kryetarin e Bashkisë Finiq, Leonidha Hristo dhe dy zyrtarë të tjerë.  

KLSH argumenton se ata kanë shkaktuar dëm ekonomik 77 milionë lekë me tenderat që kanë dhënë.

Gjatë auditimit nga KLSH-ja në Bashkinë Finiq u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimit publik, kryesisht në përzgjedhjen e procedurës së prokurimi, vlerësimin e ofertave ekonomike duke vepruar me dy standarte vlerësimi.

“Me Vendimin nr. 28, datë 30.04.2020 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe me shkresën nr. 1048/13, datë 04.05.2020, me qëllim  përmirësimin e gjendjes i janë rekomanduar Bashkisë Finiq, masa me karakter organizativ; masa për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 77 milion lekë, përdorim të fondeve publike pa Ekonomicitet, Eficencë dhe Efektivitet në vlerën 136.7 milion lekë dhe të ardhura të munguara në vlerën prej 55 milion lekë”, thuhet në njoftimin e KLSH-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *