E hënë, 14 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Përmirësohet klima e biznesit”, Dhoma Amerikane: Problem gjetja e punonjësve të kualifikuar

 

Mjedisi i biznesit në Shqipëri ka shënuar përmirësim gjatë vitit të shkuar. Pas një ankete të kryer mes anëtarëve, Dhoma Amerikane e Tregtisë thotë se vihet re një progres me 2 pikë i indeksit të klimës së biznesit krahasuar me vitin 2021.

 

 

Megjithatë, pjesa dërrmuese e binzeseve pohojnë se ecuria e tyre po dëmtohet sepse e kanë të vështirë të gjejnë punonjës të kualifikuar, një tregues që ka ardhur në rënie në vitin 2022.

 

 

“Gjetja e stafit të kualifikuar punëtor është shqetësimi më kryesor. Ashtu si edhe në vitin e kaluar, qendra e shqetësimeve edhe këtë vit është fuqia punëtore e kualifikuar. Anëtarët e Dhomës Amerikane vlerësojnë se gjetja e stafit të kualifikuar kryeson në listën e çështjeve të perceptuara si problem nga ta dhe ky tregues vjen në rënie me 1.4% nga viti i kaluar, duke treguar me të vërtet që është një nga problemet kryesore”, tha Neritan Mullaj, drejtor ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë.

 

Shqetësime të vjetra që nuk gjetën zgjidhje as gjatë vitit të shkuar për bizneset ngelen edhe konkurrenca e pandershme, ekonomia informale dhe niveli i korrupsionit.

 

“Monopoli dhe konkurrenca e pandershme është një indikator që vjen me një rritje të lehtë nga 2021, por përsëri qëndron në listën kryesore të indikatorëve që mbeten shqetësime kryesore, një problem që i shqetëson më shumë pas forcës punëtore. Ekonomia informale është po ashtu në zonën e kuqe, në zonën e indikatorëve që shihen me shqetësim të madh, pavarësisht një përmirësimi të lehtë në raport me një vit më parë. Burokracitë qeveritare, edhe pse ka përmirësim, është një nga indikatorët që shqetëson bizneset”, tha Mullaj.

 

Perceptimi i një pjese të madhe të të anketuarve është negativ edhe për ecurinë e ekonomisë shqiptare, kërkesën për mallra dhe shërbime si edhe për investimet, tregues të cilët kanë ardhur në rënie gjatë vitit që lamë pas./vizionplus.tv

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video