E hënë, 28 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

761 viktima sot në Angli, mes tyre edhe dy të rinj pa sëmundje

Kriza e koronavirusit në Britaninë e Madhe mund të ketë arritur kulmin.

Ky ishte konstatimi i autoriteteve të shëndetit publik ndërsa raportuan 761 të vdekur në 24 orët e fundit, mes tyre edhe një i ri 20 vjecar pa sëmundje të tjera shoqëruese.

Kjo është dita e katërt radhazi që numri i viktimave nuk i kalon 800 ndërsa në total rrëth 13 mijë pacientë e kanë humbur betejën me sëmundjen dhe mbi 100 mijë persona janë infektuar me Covid 19.

Një emigrant rumun i cili punonte në ndërtim gjithashtu ka humbur jetën. 34 vjecari, baba i tetë fëmijëve ka vdekur papritur pasi mjekët kishin vendosur daljen e tij nga spitali si i shëruar.

Vazhdo të lexosh